Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë – Serbi, Federica Mogherini është takuar me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.
Ky takim po zhvillohet para takimit të përbashkët të presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiq.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Aleksandar Vuçiq para takimit të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Kocijançiq.