
Albin Kurti i fitoi zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje me rreth 97 për qind të votave vitin e kaluar. Por, rezultatet përfundimtare të KQZ-së brenda partive politike del se janë mjaft befasuese.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit me 220 mijë e 811 vota. Ndërkohë, Albin Kurti ishte kandidati më i votuar me 183 mijë e 868 vota.
Por, rezultati që befason më së shumti është ai i zonjës Vjosa Osmani. Ajo mori 176 mijë e 188 vota nga 208 mijë e 458 që i mori LDK-ja. Nga këto që u thanë, s, del se Osmani gëzon një mbështetje brendapartiake prej 85,33 për qind ndërsa Kurti 83,26 për qind.
Vetëm 14,67 për qind e votuesve të LDK-së nuk votuan edhe për Vjosa Osmani. Ndërsa, 16,74 për qind nuk votuan brenda VV-së për Albin Kurtin.
Te PDK-ja, Kadri Veseli i mori 146 mijë e 763 vota ndërsa partia e tij 178 mijë e 645. Nga kjo del përqindja se Veseli ka marrë 82,11 për qind të votave, ose 17,89 për qind e votuesve të kësaj partie nuk kanë votuar edhe për liderin e tyre.
Përqindje të ngjashme ka edhe z.Ramush Haradinaj në koalicionin AAK-PSD.