Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor.
Nga rezultatet Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 26.159% apo 220 mijë e 811 vota.E SPONSORUAR
E sipas këtyre rezultateve, Valdete Daka ka theksuar se ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu: LVV 32 deputet, LDK 29, PDK 25 , AAK-PSD 14, Lista Serbe 10 deputetë, VAKAT 2, KDTP 2, Partia Liberale Egjiptiane 1, Nova Demokratska Stranka 1, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 1, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës 1, Jedinstvena Goranska Partia 1 dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 1.
Kujtojmë se NISMA-AKR-PD nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor dhe do të jenë jashtë Kuvendit në këtë legjislaturë.