970×90
970×90
970×90
970×90

HARADINAJ: PËRJETË LAVDI DHE MIRËNJOHJE PËR NATO-N

HARADINAJ: PËRJETË LAVDI DHE MIRËNJOHJE PËR NATO-N

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vënë kurora lulesh tek lapidari i ushtarëve të KFOR-it komanda qendrore në lagjen “Arbëria” në shenjë nderimi për kontributin e pazëvendësueshëm të KFOR-it, në vendosjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe për të nderuar intervenimin jetik të NATO-s për ekzistencën tonë si shtet.

“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, tha kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj tha se populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e perëndimit, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Related posts