Indira A Hoxha
Me datë 30.11.2017 u bë pronovimi i librit: E Drejta Zakonore Shqiptare:Trashëgimi Kulturore-Juridike
Nga autoret:Mr.sc.Avdyl Hoxha dhe Rexhep Maksutaj
Për të bërë këtë studim, morën shkas nga shumë fragmente të hulumtimeve në Shqipëria e Epërme, nga Edith Durhamit, etnologe, studimet e z. Franc Nopça, z. Margaret Hasluck etj. Këta studiues, duke vizituar popujt ballkanikë, në fillim të shek. XX, dhe duke qëndruar dhe jetuar një kohë në Shqipëri, u mahnitën nga veçoritë kulturore të shqiptarëve gegë të Malësisë së Veriut. Me studimin e Drejtës Zakonore Shqiptare u morën shumë shkencëtarë shqiptarë, duke fillua nga Faik Konica, Gjergj Fishat, Syrja Popovci, Xhemajl Meçi etj.
Këtu bëhet fjalë për të Drejtën Zakonore Shqipëtare, e cila është një përmbledhje e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Forma e parë e tij i referohet Lekë Dukagjinit, edhe pse ka ekzistuar që më parë. Libri “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u mblodh dhe u pajis me shënime nga Atë Shtjefën Gjeçovi, gjatë viteve 1910-1925.
Problematika e lidhur me Drejtën Zakonore, ndonëse mjaft komplekse dhe e ndërlikuar, u studiua nga aspektet dhe disiplina të ndryshme shkencore. Por kjo e Drejtë ka rëndësi të madhe në trashëgimin kulturore por edhe për historinë e shtetit dhe të së drejtës shqiptare.
Megjithëse për të Drejtën Zakonore Shqipëtare, është shkruar shumë, por mendojm se ende nuk janë shterur studimet për hulumtimin e vlerave themelore e të veçanta, që përmban ky kod. Inspirimi për t’i dedikuar studimit dhe analizën e kësaj të drejte, lidhet me një dëshirën e tyre të hershme dhe me jetën e tyre, në familjen Hoxha tradicionale në Kosovë. Me tradita, kulturë dhe mikpritje, të njëjta me tërë viset ku jetojë shqiptarët e vendit ton. Familja, tradita shqiptare, puna e familjes së Gjonmarkajve dhe e Odës së Junikut kanë ndikuar të merrem me këtë studim mjaft të rëndësishme të së Drejtës Zakonore të popullit shqiptar.
Që në lashtësi, tipari i tolerancës, i harmonisë dhe i bashkëjetesës fetare e etnike ishin vënë re dhe kanë shoqëruar shqiptarin në familje, shoqëri, në jetë e kudo. Pjesa e parë e veprës kryesish trajton karakterin e popullit shqiptar, veçanërisht të malësorëve luftarakë kundër pushtuesve, në farefisin e tyre më të qytetëruar të asaj kohe.
Duke u marrë me këtë studim, me plot të drejtë themi që tri monumente të kulturës shqipe me të rëndësishme janë: “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, “Kanuni i Lekë Dukagjinit” dhe Këngët Kreshnike. Këto tri monumente të mëdha të kulturës shpirtërore të shqiptarëve të trashëguar përmblidhen në tre emra të mëdhenj: Histori, Kanun dhe Këngë. E Drejta Zakonore shqiptare ka burimin nga vetë populli shqiptar. E cila e drejtë përmban rregulla të jetës e të sjelljës, të besimit e të vdekjes, por, mbi të gjitha, është një vepër mbi të drejtën qytetare (civile), të drejtën universale, e cila, si duket, nga të gjitha veprat e tjera, është më e mbështetura në jetën autentike.
E Drejta Zakonore Shqiptare, rëndësia që ka, është vështirë të kuptohet nga ai që nuk është rritur në mjedisin kulturor të Shqipërisë Veriore dhe të Kosovës. Sidoqoftë, studimi i Dokeve dhe Zakoneve dhe të hysh brenda një kalaje mahnitëse, ku takon një kulture unike, të bazuar mbi nderin, burrërinë dhe fjalën e dhënë. E gjithë qëllimi i kodit juridik zakonor të shqiptarëve bazohet në një respekt të pakrahasueshëm për këtë parim themelor: Mos ceno dinjitetin e njeriut, nderin, shtëpinë, familjen, jetën, trashëgimin e tij. Në bazë të këtyre parime themelor dhe hulumtimeve, shihet qartë rëndësia e madhe që për kombin shqiptar mund të kenë hulumtimet dhe mbledhja e trashëgimisë kulturore kombëtare. Në realitet, e drejta Zakonore, ndonëse nuk ishte e shkruar, as e aprovuar nga ndonjë organ legjislativ, është e drejtë zakonore e krijuar në praktikë. Për të mbledhur ligje dokësore kishin filluar edhe më herët. Së pari këtë e kishin bërë françeskanët shqiptarë, të cilët vërejtën rëndësinë e madhe dhe nevojën për të mbledhur doket dhe zakonet kombëtare. Ndër të parët ishte: At Shtjefën Konst. Gjeçov.
E Drejta Zakonore Shqiptare më vonë Kanuni, tejet i famshëm i Lekë Dukagjinit, është kolona e Drejtës Zakonore Shqipëtare, e cila, me variantet e saj të ndryshme, ka drejtuar rreptësishtë për shekuj me radhë të gjitha aspektet e jetës shoqërore të shqiptarëve të maleve, që sot gjenden në veri dhe në jug të vendit, në Kosovë e në zonat e Malit të Zi dhe të Maqedonisë, dhe në Luginën e Preshevës.
Sot, në ditët tona, kemi nevojë ta njofim këtë Trashëgimi Kulturore-Juridike. Pra në këtë punim janë përpjekur të shpjegojnë zanafillën dhe strukturën e Të Drejtës Zakonore (Kanunet) në variantet e tij të ndryshme dhe ndikimin që ai ushtronte.
Kërkimet e shumta, provat etno-kulturore të ruajtura e të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i tyre, si dhe dëshmitë e tjera të mbledhura drejtpërsëdrejti në popull, në zona nga më të ndryshme, nga më të largëta të trevave etnike shqiptare, në fushat e sipërpërmendura, bëhen dhe më të çmueshme sot, pasi janë një trashëgimi etno-kulturore dhe juridike e popullit shqiptar. Materiali që e kan studiuar, është sjellë nga shumë studiues vendas dhe të huaj, si dhe nga hulumtues në terren. Zona e Dukagjinit ishte një thesar i pashterur i Drejtës Zakonore Shqipëtare, me baza arkaike. Në këtë zonë kanë gjetur edhe një arsenal mitesh, ritesh të epokave të lashta.
Ky punim ka pas për objekt analizën dhe studimin e Drejtës Zakonore Shqipëtare, vështruar në aspektin e trashëgimisë. Tezat kryesore që trajtohen në këtë punim janë: Kuptimi filozofik, rëndësia dhe vlerat e Drejtës Zakonore Shqipëtare në aspektin trashëgimisë së popullit shqiptar.
Realizimi i këtij punimi është mbështetur në kërkime parësore dhe dytësore. Përshtypjet kanë qenë nga më të ndryshmet. Kush nuk u mburrte me besnikërinë dhe mikpritjen, kush i shante për pabesinë e tyre, edhe pse besa ishte kodi i nderit për shqiptarët. Sot, kjo e drejtë zakonore meriton të studiohet. Andaj meriton një vizitë kërkimore-shkencore, duke i ndihmuar trashëgimisë së popullit shqiptar. Kodi i se Drejtës Zakonore mbeshtetet në Pesë shtyllat e këto janë: Fisi, Nderi, Mikpritja, Sjellja, Besa. Dhe janë bazuar në prezencën e tanishme të këtyre shtyllave.
Në të Drejten Trashëgimore, sipas mendimit tonë, janë kodifikuar e rregulluar mirë marrëdhëniet, pjesa më e madhe sosh, brenda familjës, fqinjësisë, katundeve, Fisit dhe Bajraqeve, dhe ato ndërmjet njerëzve në përgjithësi, sipas ujdive të përbashkëta dhe të përfillura nga të gjithë.
Në fund të hulumtimit të tyre, kan konstatuar, se cila është në tërësi vlera e Drejtës Zakonore Shqipëtare, veçanërisht çfarë vlere kulturore e juridike ka në kohën e sotme, i cili është shprehja konkrete dhe e kodifikimi i këtyre normave. Nga libri i tyre, çdonjëri do të njohë jetën e popullit shqiptar, me atë thjeshtësinë e dikurshme, në pajtim me doket dhe zakonet, me fisnikërinë e qëndrueshme shekuj me radhë, si në jetën familjare, si të jetës shoqërore.
Ta studiosh të Drejtn Zakonore shqiptare do thotë të kontribuosh për studimin e njerit prej qytetërimeve që u ka rezistuar shekujve me radhë. Megjithate, le të shpresojmë se ky prezentim do të nxisë interesimin e mëtejmë për këtë shoqëri të jashtëzakonshme, për historin, kulturë e të drejten juridike shqiptare në përgjithësi, vërtetë unike në Evropë.
Librin e keni në dispozicion ju shkenctarë dhe lexues