![Haradinaj përkujton Astrit Deharin në trevjetorin e ndarjes nga jeta](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/11/1713FC04-70EE-4F44-9CB4-E4B885301733.jpeg)
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Astrit Deharin, në trevjetorin e ndarjes nga jeta.
Haradinaj ka thënë se bashkëndjen me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët dhe se marshi i sotëm për Astritin është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.
“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm ‘Një Popull për drejtësi’ është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.