
Anwar Hadid sërish kthen sytë kah ai me përzgjedhjen e veshjes që ka bërë.
Anwar ka shoqëruar mbrëmë të dashurën e tij, Dua Lipën, në eventin e MTV për Europe Music Awards.
Këtë event e ka hapur vetë këngëtarja me një performancë fantastike të këngës së saj më të re, “Don’t start now”.
Ndërsa gjatë mbrëmjes ajo ka kaluar kohën nën shoqërinë e Anwar, i cili kishte sërish një veshje të çuditshme, shkruan Gazeta Express.
Derisa Dua dukej mjaft elegante pranë tij, ai kishte mbathur vetëm shapke, dhe atë të ndryshme në secilën këmbë.
E njëjtë ka vepruar edhe me qorapet, ku në njërën këmbë ka veshur të bardha ndërsa në tjetër në ngjyrë të zezë.

Dua dhr Anwar kanë filluar lidhjen e tyre në muajin qershor, pak kohë pasi Dua i ka dhënë fund lidhjes gati 5-vjeçare dhe modelin Isaac Carew.
Ndërsa tani ajo po përgatit albumin e saj të dytë, i cili ështpë konfirmuar nga vetë ajo se do të dalë vitin e ardhshëm./Gazeta Express/





