
Loredana është zgjedhur ‘Artistja më e mirë e vitit në Zvicër’ nga kanali muzikor MTV.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës nga kanali i njohur muzikor. MTV.
Eventi i Europe Music Awards është mbajtur në Sevilla të Spanjës, në një mbrëmje latine me plot ritëm, shkruan Gazeta Express.
E ndërsa fitueset e mbrëmjes ishin edhe dy shqiptare, Ava Max dhe Loredana.
Derisa Ava Max është shpërblyer nga MTV si artistja që pritet të ketë më së shumti sukses në të ardhmen, Loredana është shpërblyer për atë që e meriton.
Reperja është zgjedhur nga MTV si artistja më e suksesshme e vitit në Zvicër.
Me hitet si ‘Sonnenbrile’, ‘Bonnie&Clyde’ e‘Romeo&Juliet’, Loredana ka qenë padyshi sesnzacioni i vitit e jo vetëm në Zvicër, por në gjithë muzikën germane.
Ajo ka qenë e pranishme në event, ku është parë duke u argëtuar e duke kaluar kohë shumë të mirë.
Madje reperja shqiptare është takuar me shumë artistë të preferuar të saj, derisa ka pozuar edhe me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo.