970×90
970×90

Shpërthen bomba në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë – Dhjetëra të vdekur

Shpërthen bomba në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë – Dhjetëra të vdekur


Të paktë 13 persona kanë humbur jetën si dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur në qytetin sirian Tel Abyad që kufizohet më Turqinë, pasi një bombë që ndodhej brenda makinës shpërtheu.

Qeveria e Turqisë ka fajësuar milicinë kurde YPG të Sirisë dhe Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit PKK për sulmin e kryer, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Në mesin e viktimave kishte luftëtarë që janë pro Turqisë si dhe njerëz civilë”.

Qyteti ku ndodhi eksplodimi është vendi ku janë zhvilluar disa nga luftimet më të ashpra qëkur ushtria turke nisi pushimin e saj në Sirinë verilindore kundër YPG-së.

Related posts