970×90
970×90
970×90
970×90

Fakte për lagjen Gacaferi në Junik: Prejardhja e popullsisë,vëllazëria dhe tregtia me metale

Fakte për lagjen Gacaferi në Junik: Prejardhja e popullsisë,vëllazëria dhe tregtia me metale

Juniku është i populluar me shqiptar etnik dhe përbëhet nga 12 vise të cilat janë vendosur në  mbi 10 lagje. Shkruan GazetaProjekti.

Në anën e majtë të rrjedhës së lumit Erenikut, shtrihet lagja e Gacaferit. Banorët e kësaj lagje i përkasin fisit të Gashit. Është interesat rreth origjines së fisit Gash, sipas Mr. Qazim Lleshit fisi Gash ka prejarëdhje nga Malësia e Gjakovës, nga viset: Shipshaj, Luzhë dhe Mardita, nga këto vise përfaqësohet sot fisi Gashit në lagjën e Gacaferit. Transmeton Gazetaprojekti.com

Kurse Adil Kolashi në librin e ti “Bytyqi” kishte ardhur në konkludim se fisi Bytyq dhe fisi Gash janë pasarëdhes direkt të fisit ilir Varohej, që paskan jetuar në rajonin e grykës se Rizonit.

Të parët e fisit Gash qenkan marrë me përpunimin e metaleve dhe nga fjala Gac ka evoluar edhe fjala Gash. 

Duke u bazuar në dokumentacione gjatë historisë ku ka pasur Gash ka pasur edhe Bytyq të lidhur profesionalisht, por edhe përmes aleancave të ndryshme. Një pjesë e fisit të Gashit qenkan marrë me tregtimin e metaleve dhe kanë filluar të quhën të bardhë dhe nga këta vjen nënfisi të bardhët e Gashit.

Lagja e Gacaferit përbehët prej disa vëllazërive si: Tofaj, Sutaj, Selimaj, Ibraj dhe Makaj. Shkruan gazetaprojekti.com. 

Disa familje nga vëllazërija e Tofaj janë vendosur në Kallavajë. Sipas shenimeve të vitit 1970, lagja e Gacaferit kishte gjithsejt: 50 familje (shtëpi). Banorët e kësaj lagje dalloheshin si  malësor dhe blegtorë.

Related posts