Zyra Shtetërore e Hetimit ishte tema kryesore në takimin e zhvilluar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
“Ne sot patëm takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Temë diskutimi ishte siguria dhe ndërtimi i FSK-së dhe hyrja në, pastaj folëm për sundimin e ligjit, për Vettingun, dekriminalizimin. Në të njëjtën kohë biseduam edhe për Ligjin për Krimet e Luftës dhe mund tu them se për të gjitha temat patëm dakordim. Jemi dakorduar për sundim të ligjit”, ka thënë Gashi.
Gashi foli edhe për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale, ku tha se kjo gjë është formuar në kohën sa kryeministër ishte Hashim Thaçi.
“Dhomat e specializuara janë dhoma të Kosovës dhe këto dhoma janë themeluar në kohën kur Thaçi ka qenë kryeministër dhe për ne këto dhoma duhet të funksionojnë, besoj edhe për VV-në”, tha ai.