970×90
970×90
970×90
970×90

Shtatorja e Çettës tash e një vit e përfunduar ende pa lokacion

Shtatorja e Çettës tash e një vit e përfunduar ende pa lokacion


Shtatorja e Çettës tash e një vit e përfunduar ende pa lokacion

Prishtinë, 30 tetor – Shtatorja e Anton Çettës tashmë e ka rrumbullakuar një vit prej se është shkrirë në bronz, po aq sa nuk gjendet lokacioni për të. Qëndron në atelienë e autorit të saj, skulptorit ferizajas, Agon Qosa. Askush nuk ka një përgjigje se çfarë do të ndodhë me këtë çështje. E sidomos në kohën kur pritet konstituimi i Qeverisë së re. Përgjigje të qartë nuk ka Këshilli Organizativ e as Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, që e ka porositur shtatoren.

Hapësira në hyrje të Institutit Albanologjik të Prishtinës mbetet ende alternativë megjithëse Instituti ka refuzuar një kërkesë për vendosjen e shtatores para ndërtesës. Opsion tjetër është këndi i oborrit të Fakultetit të Filologjisë. Por as për këtë s’ka asgjë përfundimtare. Ka tre vjet që çështja e lokacionit për shtatore s’ka epilog, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkurt të këtij viti Këshilli Organizativ ia kishte adresuar një kërkesë Komunës së Prishtinës. Këtë çështje e kishte marrë përsipër nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli.

Ai i kishte thënë gazetës se njëri opsion është hapësira para Institutit Albanologjik të Prishtinës. Si opsion të dytë kishte përmendur këndin te semaforët.

“Kemi dy probleme. Te Instituti Albanologjik i Prishtinës toka është e Komunës dhe shfrytëzohet nga IAP-ja, dhe nuk jemi të interesuar që shtatorja të vihet me fjalë”, kishte thënë ai, duke aluduar në refuzimin e IAP-së që shtatorja e prijësit të Lëvizjes për faljen e gjaqeve të vendoset aty. Sa i përket këndit te oborri i Fakultetit të Filologjisë kishte thënë se Komuna planifikon që aty të bëhet parkingu nëntokësor.

Related posts