Komuna e Junikut ka realizuar aktivitetin në kuader të promovimit të dialogut ndër-komunitar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e frymës së mirë të bashkëpunimit ndër-komunal, ngritjen e bashkëpunimit mes të rinjëve dhe komuniteteve si dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Junikut. Kryetari i Komunës së Junikut, Z. Agron Kuçi, i mirëpriti pjesëmarrësit nga 6-të komunat e rajonit përëndimor të Kosovës, ku më pas grupi vizitoi vendet kryesore të trashëgimisë kulturore në Junik.
Vizita nga të rinjët e 6-të komunave vije në përputhje me deklaratën e përbashkët ndër-komunale të mbështetur nga OSCE Mission in Kosovo që promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndër-komunitar të nënshkruar nga kryetarët e komunave Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik.
Komuna Junik