970×90
970×90
970×90
970×90

Policia jep detaje, çfarë aksioni ndërmori mbrëmë vonë në gjithë Kosovën

Policia jep detaje, çfarë aksioni ndërmori mbrëmë vonë në gjithë Kosovën


Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar  një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore.

Policia gjatë operacionit  ka sekuestruar dokumentet e personave  pa leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, për procedim të mëtejme të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar  policia e Kosovës e cila ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Plani Operativ ,, Tetori- 2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku jane kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, jane konfiskuar mjete te ndryshne arme te ftohta si dhe jane identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aksioni është ndërmarr në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ata të punës dhe inspektorët e komunës së Mitrovicës, të cilët kanë shqiptuar fletëparaqitje për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollit.

Related posts