Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie, të cilët garuan në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Haradinaj me këtë rast ka falënderuar ata për angazhimin në zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke thënë se qëndrimin e pa luhatur në temat me peshë historike për shtetin do ta vazhdojnë së bashku me këmbëngulje, duke kontribuar në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës.
Në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit koalicioni AAK-PSD u rendit në vendin e katërt, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.