970×90
970×90
970×90
970×90

Ujkan Bajra zgjidhet kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

Ujkan Bajra zgjidhet kryesues i  Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur për kryesues Ujkanë Bajrën.

Në mbledhjen e KD-së të mbajtur më 24 tetor është bërë verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj të këshillit. Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që kryesues të zgjedhjet Ujan Bajra ndërsa zëvendëskryesues Fadil Osmani.

Kujtojmë se Ujkan Bajra ishte zgjedhur anëtar i këshillit në prill të këtij viti.

Ky emërim erdhi pasi anëtarja Ardiana Bunjaku dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqja e Bunjakut erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte konkluduar se ajo kishte konflikt interesi në mbajtjen e pozitës në Këshill Drejtuese derisa mbante edhe disa pozita të tje

Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës ka gjithsej 9 anëtarë, 4 nga të cilët propozohen nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa 5 anëtarë zgjidhen nga Senati i UP-së.

Anëtarë të Këshillit Drejtues janë:Dr. sc. Ujkan Bajra – kryetar i KD-së;Prof. ass. dr. Fadil Osmani – zv. Kryetar i KD-së; Mr. sc. Drita Shoshi – Begolli – anëtare e KD-së; Mr.sc. Laura Kryeziu-Selimi – anëtare e KD-së; Prof. asoc. dr. Zenun Halili – anëtar i KD-së; Prof. i rreg. Alberta Troni – anëtare e KD-së; Prof. dr. Naser Kabashi  – anëtar i KD-së;Prof. dr. Kemajl Bislimi – anëtar i KD-së dhe Prof. ass. dr. Bedri Bahtiri – anëtar i KD-së.

UP në faqen zyrtare ka publikuar edhe një biografi të shkurtër të kryesuesit të ri të KD-së, Ujkan Bajra.

Related posts