Messi dhe Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
Tash e më shumë se 10 vite dyshja kanë qenë në majat e futbollit, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme.
Për këtë rivalitet ka folur edhe lojtari ofensiv i Juventus, Ronaldo, i cili ka thënë se rivaliteti i kahershëm i tij me Messi ka qenë ‘ i shëndetshëm’ për dy lojtarët.
“Ballafaqimi ynë me njëri tjetrin në Spanjë na ka bërë që të përmirësohemi. Kur isha tek Real Madrid, kisha presionin. Ishte rivalitet i shëndetshëm” ka thënë Ronaldo.
Këto fjalë ylli portugez i ka thënë në një intervistë për ‘France Football’. Prestigjiozja franceze ndanë çmimin e më të mirit të vitit, në dhjetor, dhe në garë janë edhe Messi e Ronaldo.