
Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka shënuar udhëtarin e 2 miliontë.
Ky numër udhëtaresh i procesuar përmes Aeroportit vitin e kaluar ishte arritur në fillim të muajit dhjetor.
Prandaj, duke parë këtë trend të rritjes së numrit të udhëtarëve, menaxhmenti filloi me investime shtesë duke investuar rreth 3 milion euro në paisje dhe mjete për procesim të udhëtarëve, si dhe në burime njerëzore në mënyrë që të ketë kapacitetin e plotë në ofrimin e shërbimeve sa me kualitative dhe në përputhshmeri të plotë me standardet ndërkombetare të sigurise.
Numri i udhëtareve është rritur për 10.75%, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërkaq numri i fluturimeve është rritur për 13.9 %. GazetaProjekti