
Don Phenom ka lansuar albumin me 13 këngë të reja.
Don Phenom ka lansuar albumin “Kumara”, për të cilin ka qenë duke punuar tash e sa kohë.
Ky album përmban gjithsej 13 këngë të reja, mes tyre dy janë të shoqëruara edhe me videoklip.
Titujt e këtyre projekteve janë “Shkune”, “Viti 2018”, “Mir se vini”, “Bandolero”, “Mos Gabo”, “Phenom”, “Kumara”, “Intriga”, “Xheloze”, “Wow wow wow”, “Bejbi”, “Frrk”; kjo e fundit në duet me Kiva.
Këngët “Shkune” dhe “Viti 2018” u publikuan me videoklip, ndërsa 11 projektet tjera të Don Phenom u lansuan në YouTube vetëm në versionin audio.
Më poshtë mund t’i dëgjoni këngët nga albumi i ri i Don Phenom me titull “Kumara”.