Sot ka ndërruar jetë babai i djalit 23 vjeçar Shqipdon Aliu, nga Lipjani që u raportua si i zhdukur tash e pesë ditë.
Labinot Tahiri ka ftuar shoktë, miqtë dhe gazetarët që të bëjnë më shumë rreth gjetjes së të riut.
“Berat Buzhala, Parim Olluri, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Ermal Panduri ju lutëm të bëni sa më shumë hulumtime rreth gjetjes së këtij djali”, ka shkruar Labi në profilin e tij në Facebook.
“Unë kam besim në Policinë e vendit tonë dhe uroj që sa më parë do ta kenë lajmin për Shqipdonin, dhe lajmin e mirë për familjen e për ne duke gjetur Shqipdonin”.
“Familja çfarëdo kërkesë që ka ndaj meje si qytetarë jam këtu për ju dhe ne jemi të gjithë qytetarët vendit me dhimbjen e juaj”.