Dafina Zeqiri ka postuar një fotografi ku shihet në mesin e shumë fëmijëve të cilët kanë të ngritur gishtin e mesëm.
Këngëtarja Dafina Zeqiri edhe një herë është kapur me komentuesit në rrjete sociale.
Ajo gjatë ditës së djeshme ka postuar disa fotografi ku shihet në mesin e shumë fëmijëve, të cilët ajo i quan fansa të saj.
Ndërsa fotoja e parë është një foto normale ku të gjithë shihen të qeshur, fotoja e dytë ka shkaktuar shumë komente, shkruan Gazeta Express.
Në këtë foto Dafina shihet me po të njëjtin grup të fëmijëve, ndërsa ata pozojnë të gjithë duke shfaqur gisht e mesit.
Dafina shkruan se ata janë përkrahës të saj kështu edhe ajo i përkrah ata, duke iu referuar të rinjëve.
Mirëpo, një nga komentuesit iu është referuar gjestit të pahijshëm që Dafina i ka shtyrë fëmijët të bëjnë.
“Ti po i mëson gjëra shumë të mira”, i shkruan komentuesja me ironi.
Ndërsa Dafina nuk ka vonuar për t’i kthyer: “Ju po i mësoni më të vegjëlit të bëjnë me gisht para se t’i mësoni të thonë fjalët e para”./Gazeta Express/