Skuadra shumë të njohura evropiane si Tottenham Hotspur dhe Lazio, janë vënë pas sulmuesit nga Kosova.
Skautë të këtyre dy skuadrave kanë qenë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për të ndjekur nga afër paraqitjen e Vedat Muriqit në sfidën Kosovë 2:0 Mali i Zi.
Muriqi që në këtë ndeshje shënoi një gol, ka bindur me cilësitë e tij të dy këto skuadra.
Të dy këto skuadra pritet të bëjnë gati ofertat për t’i nisur në drejtim të Fenerbahces për sulmuesin nga Prizreni.
25 vjeçari këtë verë nga Rizaspor kaloi te Fenerbahce, dhe i janë nevojitur shumë pak kohë për të dëshmuar se vlen shumë më shumë sesa janë paguar për shërbimet e tij.