970×90
970×90
970×90
970×90

Milani i humbi plot 146 milionë euro vetëm në vitin e fundit

Milani i humbi plot 146 milionë euro vetëm në vitin e fundit


Këshilli i Administrimit të Milanit ka bërë publik bilancin për periudhën Korrik 2018-qershor 2019, ku bie në sy një humbje prej 145.9 milionë eurosh, rreth 20 milionë euro më e lartë se ajo e një viti më parë, kur klubi zotërohej nga kinezi Li Yonghong.

Ky ishte viti i parë fondit Elliot në drejtimin e kuqezinjve, ndërsa humbjet kanë shkuar përtej parashikimeve optimiste, që prisnin një minus prej jo më shumë se 100 milionë eurosh dhe tani drejtuesit duhet të mendojnë një tjetër strategji.

Në bilanc vihet re se shpenzimet janë rritur me 5.1 % ndërsa të ardhurat në arkat e klubit kanë rënë me 6.1 %, kjo edhe për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, që ka sjellë largimin e disa sponsorëve.

Verën e 2018-ës dhe janarin e 2019-ës, kuqezinjtë kanë shpenzuar 153.1 milionë euro për blerjen dhe huazimin e lojtarëve, ndërsa kanë arkëtuar vetëm 49.9 nga shitjet e futbollistëve.

Raporti konfirmon se situata ekonomike në klubin e Milanit nuk është aspak e mirë dhe se përveç pjesëmarrjes në Champions, kuqezinjtë do të duhet të shesin 2-3 futbollistë të rëndësishëm verën e ardhshme, për të sponsorizuar merkaton, pasi në të kundërt rrezikojnë një ndëshkim të ashpër nga UEFA për mosrespektim të Fair Play-t Financiar./SS/

Related posts