970×90
970×90
970×90
970×90

Endrit Shala: Rinumërimi na ka ndihmuar, i kemi 5,5 %

Endrit Shala: Rinumërimi na ka ndihmuar, i kemi 5,5 %


Ndonëse ende nuk është zyrtare, koalicioni Nisma-AKR-PD rashmë beson se do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës.

Nga Nisma Socialdemokrate, kanë thënë se në bazë të informatave brenda vëzhguesve të tyre, ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për kaluar pragun prej 5 për qind.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën, ka thënë për Ekonomia Online, se sipas rezultateve që i posedojnë brenda QNR-së, kjo parti e ka kaluar pragun.

“E kemi cekur edhe dje se Nisma Socialdemokrate do ta kalojë pragun zgjedhor. Ti mundesh me më pyet veç sa deputetë do t’i kemi”.

“Me të dhënat tona që i posedojmë nga vzshguesit në QNR, Nisma i ka 5. 5 për qind por ne ende jemi duke i pritur rinumërimin. Rinumërimi nuk po na qet më poshtë, por është duke na ndihmuar. Vetëm po presim rezultatin final”, ka thënë Shala për EO.

Related posts