970×90
970×90

Rita Ora, sjell foto “Flakë” nga Greqia

Rita Ora, sjell foto “Flakë” nga Greqia

Ajo shijoi disa ditë të mira pushimi në fund të verës pas performancave të shumta në vende të ndryshme anë e mbanë botës.

Dhe Rita Ora është kthyer prapa në kohë, teksa ka vendosur të ndajë një koleksion të fotografive të saj me bikini nga pushimet e saj të fundit në Kranidi, Greqi.

Krijuesja e hitit “Anywhere”, 28-vjeçe, dukej e mahnitshme në fotografitë e publikuara, derisa ka vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Këngëtarja shqiptare ka shfaqur linjat trupore në tetë fotografi e po ashtu në bikini të llojllojshme, gjë që bën të duket edhe më atraktive.

“Përse nuk i kam publikuar këto prej verës nuk e di. Jam në një fluturim 16 orësh prej Dubait në Los Anxheles dhe po shikoja fotot dhe thashë duhet t’i ndajë këto për t’i treguar sa e bukur është Aman Zoe në Greqi. Kalova një kohë shumë të mirë dhe jam shumë e bekuar për njerëzit që kam afër vetes. Asgjë më mirë se të bësh një pushim… Megjithatë nuk është aq e vërtetë, duhet të ndalem në Berlin të performoj në Lollapalooza”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.

Ajo këto ditë qëndroi në Dubai bashkë me motrën e saj, Elenën, pasi kjo e fundit zgjodhi për të festuar ditëlindjen e 27-të në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Elena përndryshe njihet edhe si menaxherja e yllit shqiptar, e cila qëndron prapa çdo suksesi të Rita Orës. 

Related posts