970×90
970×90
970×90
970×90

Ja dhe deklarata e ambasadës së SHBA-ës, pas ratifikimit të demarkacionit

Ja dhe deklarata e ambasadës së SHBA-ës, pas ratifikimit të demarkacionit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dal me një deklaratë në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ambasada uron popullin e Kosovës, sipas së cilës ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

“Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj. Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejt sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve.”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje kanë votuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Related posts