
Jeni në kërkim të banesës suaj, është shumë e vështirë të vendosni pasi bëhet fjalë për investime jetësore. Andaj, Ju rekomandojmë të vizitoni këto lokacione në të cilat është duke shkëlqyer me punën e vet Cima Construction.
CIMA
Ne ndërtojmë, është slogani që çdo ditë përcjellë në krateret e ndërtimit ku shkëlqen puna në ndërtimin e objekteve të mëdha banesore, afariste dhe administrative. Para pak ditësh, Cima Construction kanë dal në Zyrat Qendrore, një objekt ku tashmë është vendosur pjesa më e madhe e administratës ndërsa aty edhe mund të shihen nga afër projektet e ndërtimit që janë duke u realizuar në mbarë vendin.

ELIZA
Siç edhe po e shihni në fotografi, është një qytet i tërë që është duke u përfunduar në lagjen Dardania në Fushë Kosovë. Një zonë e tërë e mbikëqyrur duke ofruar kushte për një jetë optimale. Në Eliza Ju mund të bëheni banorë me një super mundësi: Pa kamatë, pa garantues duke paguar për 60 muaj, ndërsa bëheni me patundshmëri në një lokacion që hyn në kategorinë e zonave të urbanizuara me të gjithë parametrat.


ARBËRIA, qendra e qytetit
Është një nga objektet më prestigjioze, një nga objektet që ka sfiduar dhe ekipet e ndërtimit të Cima Construction, pasi volumi i punës ka tejkaluar çdo ndërtim të këtij lloji në vendin tonë. Në Arbëri është duke marrë formë tashmë objekti më meritor ndërsa nuk mungojnë dhe super ofertat për të filluar një jetë në qendër.


CIMA Tower
Ende pa dal mirë themelet, ky vend është shndërruar në referencë. Cima Tower do të mbaj me plot krenari këtë emër pasi është duke u investuar në të gjitha dimensionet e jetës duke ofruar banim, afarizëm dhe administratë me një vend siç është qendra – Cima Tower Ferizaj. Nëpërmes fotove dhe mund të shihni punën e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë objekt.


Përmbylleni këtë javë duke vizituar lokacionet më të mira për banim, afarizëm dhe investim të sigurt në patundshmëri. ELIZA, një qytet i tërë në lagjen Dardania – Fushë Kosovë që sot është referencë ndërtimi.
Vazhdojeni duke vizituar kompleksin më prestigjioz në Arbëri që tashmë është në fazën e punimeve të fundit ndërsa po e merr formën finale. Kaloni një pasdite në Ferizaj, në Cima Tower që është duke sjell një frymë të përsosur ndërtimi në pjesën më të bukur të qytetit.

Ekipet tona janë gjithnjë në dispozicionin tuaj duke iu përcjell përgjatë vizitës suaj në pronën tuaj të ardhshme. Natyrisht vizitën tuaj fillojeni nga ambientet tona, shtëpinë tuaj të dytë, Zyrat Qendrore të Cima Construction. Një vikend të bukur
Aranzhoni vizitën tuaj 049106777 / 049601080