Ka përfunduar mbledhje e Kryesisë së LDK-së. Pas kësaj mbledhje para gazetarëve ka folur Besian Mustafa, zëdhënësi i partisë.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje është marrë vendim që negociatat me VV-në të vazhdojnë vetëm pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.
“Në momentin që rezultatet cerfikohen do të kemi negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje. Në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del fitues, do t’i zhvillojmë negociatat. Fakti që kemi rezultati është shumë i ngushtë ndërmjet dy partive, vetëm 5500 vota, duhet ta presim rezultatin final se kush del partia e parë”, ka thënë ai.