Ish-kryeministri, Isa Mustafa, e ka komentuar ratifikimin e Demarkacioni nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në një lidhje direkte nga Gjermania në Lajmet e Klan Kosovës, Mustafa ka thënë se votimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
“Përpos kësaj ky është edhe një hap për shënimin e sovranitetit shtetëror, pas votimit ne i përfunduam zyrtarisht kufijtë me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.
“Natyrisht ekziston edhe mundësia e korrigjimit të vijës kufitare nëse të dyja palët gjejnë fakte për këtë gjë”.
“LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.