970×90
970×90

Martohet producenti i njohur kosovar, Big Bang Beats

Martohet producenti i njohur kosovar, Big Bang Beats


Është martuar producenti i njohur muzikor, Arbër Gjikolli, i njohur ndryshe si Big Bang Beats.

Ai dhe partnerja e tij, Blerina Bokshi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e së shtunës, në një nga resortet luksoze të kryeqytetit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa imazhe nga dasma, ku ndër të tjerash shfaqet edhe momenti kur çifti vallëzuan valsin e dashurisë.

Ndër të ftuarit VIP, përveç vëllait të tij reperit Gjiko me bashkëshorten, prezantuesen Elita Rdui, nuk kanë munguar edhe emra tjerë të njohur nga estrada si: Ledir Vula, Lumi B, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu etj.

Të veshur bukur dhe me klas, duket se të gjithë dasmorëtkanë kaluar një mbrëmje të këndshme në dasmën e djalit të madh të familjes Gjikolli.

Big Bang Beats njihet si prodhues i shumë hiteve në industrinë muzikore, të cilat burojnë nga studioja e tij, “RedBox Entertainment”.

Ai ka prodhuar këngë për emra të njohur të estradës si: Ledri, Gjiko, Lumi B, Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Dhurata Dora e shumë të tjerë.

Ai ndër të tjerash njihet edhe si producenti i këngës “Bonbon” të interpretuar nga këngëtarja Era Istrefi – këngë kjo e cila mori premisat e një hiti internacional. /Telegrafi/

Related posts