Avdullah Hoti është shprehur i lumtur me vendimin e deputetëve për ratifikimin e Demarkacionit.
“Të gjitha kauzat tash e tri vite sot ranë posht. U bindën deputetët që të votohet demarkacioni. LDK-ja me 27 deputetë e kanë dhënë votën ashtu si ju kam thënë tash e sa kohë. Me këtë votim mbyllen konspiracionet, presionet në këtë drejtim. I uroj qytetarët e Kosovës për këtë arritje, për të dërguar përpara edhe kauzat e tjera”, tha Hoti.
Demarkacioni u votua me 80 vota pro.