Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u ratifikua në Kuvend me 80 vota pro. E pas ratifikimit kryeparlamentari Kadri Veseli para gazetarëve u shpreh shumë i kënaqur për përmbylljen e kësaj marrëveshje.
“Sot merr fund dimri për qytetarët e Kosovdhe fillon pranvera. Urime të gjithëve. Kemi edhe shumë sfida tjera por tash po kthehemi në normalitet për të zhvilluar jetën sociale e ekonomin, si pozitë dhe opozitë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falenderoj ambasadorët e shteteve të huaja, e sidomos atë te SHBA-ve Greg Delawie, për përkushtimin e tyre në ratifikimin e kësaj marreveshje”, tha ai.
Veseli falenderoi LDK-në për gadishmërinë e tyre për ta votuar këtë marrëveshje.
Ndersa në pyetjen per liberalizimin e vizave Veseli tha: “Duke pasur parasysh që Kosova ka shënuar rritje në sundimin e ligjit, besoj shumë se deri në fund të këtij viti qytetarët do të lëvizin të lire”.