970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj nuk komenton arrestimin e deputetëve të VV-së

Haradinaj nuk komenton arrestimin e deputetëve të VV-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreson se demarkacioni do të votohet në vazhdim të seancës, pas ndërprerjes së mëhershme për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sikur të ish kryer votimi, kam pas të shkoj në Zym. Është varros një mik i imi, Gjon Berisha, i shpreh ngushëllime familjes, nuk kam mbërri me shkuar. Kanë pasuar obligim. Mos të merret që po e keqpërdori prezencën e juaj. Tani jemi të thirrur prapë në seancë me vazhdua seanca. Të shohim si do të rrjedh më tutje. E pamë deri tani të shohim si do të rrjedhë më tutje. Tash është e vetmja që ka mbetur, diskutimet janë kryer, është votimi. Kemi pasur rast edhe në të kaluarën kur votimi është shty prej seancë në seancë, s’ka mbet diçka tjetër, pra është vetëm votimi”, tha Haradinaj.

Duke folur rreth arrestimit të deputetëve të Vetëvendosje, Haradinaj tha se “nuk ndërhyn në procedurat që ndodhin”.

“Dje ishte një ditë e mirë pune edhe besoj janë thënë pikëpamjet, dje besoj është vërtetuar se nuk është gjendja e njëjte si në të kaluarën kur të diskutohet kjo temë për shkak se ka ndryshim në materie. Pra, nuk ka ardhur vetëm marrëveshja e gushtit 2015-të, por është edhe raporti i Komisionit Shtetëror edhe marrëveshja e dy presidentëve për korrigjim. Bazuar në këtë unë e kam kërkuar edhe votën e VV-së dhe kolegëve të tjerë. Megjithatë, ky është vlerësimi i tyre për mënyrën e kundërshtimit. Unë respektoj është mënyrë e tyre edhe nuk do të ndërhymë në këto procedura që po ndodhin këtu. Si deri tash si të kalon. Nëse nuk kalon vota është e deputetëve. Deputetët vendosin, ne i respektojmë”, tha ai.

Related posts