970×90
970×90
970×90
970×90

Ramiz Kelmendi po herohet për 2 mijë votat e punëtorëve të tij

Ramiz Kelmendi po herohet për 2 mijë votat e punëtorëve të tij


Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi tashmë është futur nën llupën e Prokurorisë. Ai po hetohet nga ky institucion për shkak të deklaratave të tij ku kishte thënë se po lobon për partinë e Kadri Veselit dhe po ua kërkon votat punëtorëve të tij në një ndërmarrje private.

Por ai, në një deklaratë për Gazetën Express, ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj vendimet e Prokurorisë. “Jam jashtë shtetit nuk i kam parë. Mirëpo edhe po t’i lexoja, unë nuk i komentoj vendimet e prokurorisë së shtetit”, i tha gazetës biznismeni Ramiz Kelmendi. E Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka nisur hetimet ndaj Ramiz Kelmendit pas deklaratave të tij në një televizion, ku tha se votat e punëtorëve të tij do të shkojnë për Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate drejtuar mediave. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas deklaratave publike të biznesmenit, R.K., i cili është duke kërkuar votën nga të punësuarit në kompaninë e tij, me qëllim të favorizimit dhe votimit për njërën nga partitë politike të Kosovës, ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore, duke e iniciuar si rast paraprak penal, lidhur me veprën penale “Cenimi i paracaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të KPK-së”, thuhet në komunikatë. 

Kelmendi kishte deklaruar se është duke lobuar për partinë e Veselit dhe se po kërkon vota për të. “Unë në të gjithë kohën dhe ne të kaluarën për të treguar për votën që e sjelli në parti dal dhe e kërkoj vullnetarisht atë, edhe tash shkoj vet edhe te bizneset edhe te të punësuarit e mi për të kërkuar vota për PDK”, kishte deklaruar ai. Tutje ai kishte treguar se është hera e katër që kërkon vota nga punëtorët e tij, ndërsa hera e parë që nuk kërkon për vete. “Është hera e parë që kërkoj votë prej punëtorëve të mi, të gjitha ato do të shkojnë për PDK-në”, kishte thënë Kelmendi.

Related posts