970×90
970×90

Talenti 18 vjeçar tregon arsyen kryesore se pse ia vodhi orën shokut të skuadrës

Talenti 18 vjeçar tregon arsyen kryesore se pse ia vodhi orën shokut të skuadrës


Lamine Fadiga-Diabi ia ka vjedhur orën në vlerë prej 70 mijë eurosh të shokut të skuadrës, Kasper Dolberg


Nice ia ndërpreu kontratën menjëherë Lamine Fadiga-Diabit, i cili bëri një gjest tejet të shëmtuar duke vjedhur orën shumë të vlefshme të yllit danez.

Por, talenti 18 vjeçar që tani do të vazhdojë karrierën në Ligue 2 te Paris FC tregon arsyen e këtij gjesti të shëmtuar.

“Fatkeqësisht unë isha i lënduar për disa muaj dhe direkt pasi u riktheva mora në karton të kuq me skuadrën e të rinjve. Unë isha shumë i mërzitur nga kjo, duke i shtuar këtu edhe suksesin e Dolberg, të cilin nuk e duroja dot,” ka thënë Diabi.

“Unë isha shumë xheloz për shkak se sulmuesi danez po kalonte një formë të mirë. Në vend që unë të luftoja në fushë me të, për t’ia marrë vendin e titullarit, isha frikacak për këtë dhe bëra atë gjest të shëmtuar.

“Gjesti im nuk u ndikua nga lakmia, por nga zhgënjimi që nuk mund të luaja. Unë jam 18-vjeç dhe e ndjeja të nevojshme të kërkoja falje, të gjithë njerëzve në klub duke filluar nga Dolberg, trajneri dhe kapiteni Dante. Unë iu kam siguruar aty se do ta kompensoj objektin e marrë,”.

Related posts