Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, e ka quajtur Kosovën shtet policor, pasi policia ka arrestuar Xhelal Sveçlën. Më pas është sjellë ashpër me gazetarët, duke u thënë pse po e pyesin. U ka rekomanduar ta pyesin pse disa deputetë të VV-së i nxori Policia nga salla e Kuvendit
“Sot Policia ka ndërhy në institucionin ma të lartë të shtetit i ka nxjerrë deputetët jashtë Kuvendit. Ky është shtet policor”, tha Kurteshi, transmeton Gazeta Express.
Ai vazhdonte të thoshte se nuk e di arsyen e nxjerrjes së disa deputetëve nga salla e Kuvendit.
“Nuk e di, s’ka vendim, bëjeni këtë pyetje pse na nxorën prej sallës”, tha Kurteshi.
“Demarkacionin VV-ja nuk e voton, sot është ligji për demarkacion jo për liberalizimin e vizave. Leni këtë punë”, përfundoi ai, duke iu drejtuar ashpër gazetarëve
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cartet-sami-kurteshi-u-tregon-gazetareve-cfare-pyetje-te-bejne-514438/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright