970×90
970×90

Vendoset billbordi gjigant Veseli me Klintonin

Vendoset billbordi gjigant Veseli me Klintonin


Një billbord gjigant është vendosur në qendër të Prishtinës ku shihet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.


Ky billbord është ‘ngjitur’ në një ndërtesë tek vendi i quajtur “Te Lesna”, shkruan Indeksonline

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës posterë të Veselit ka vendosur edhe me fotografi të Donald Trump.

Një përkrahje të jashtëzakonshme, numri një i PDK-së ka marrë edhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, Mattheë Whitaker.

Ky i fundit ka thënë se nuk ka qeveritarë dhe institucione të përkryera, derisa ka shtuar se qytetarët me votën e tyre ashtu si i zgjedhin edhe mund t’i ndëshkojnë politikanët.

“Edhe ne, si njerëz, nuk jemi të përkryer. Ne i mbajmë të përgjegjshëm qeveritarët dhe njerëzit e përzgjedhur dhe këtë e bëjmë përmes votës. Kjo bëhet përmes demokracisë dhe mendimeve të përbashkëta që ndahen – kjo vjen nga tradita e SHBA-së”, është shprehur ai.

Related posts