970×90
970×90
970×90
970×90

Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Dautit

Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Dautit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar rreth debatit që po zhvillohet në Kuvend për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për ata që nuk janë në dijeni apo kanë harruar, Daut Haradinaj, në furtunat më të mëdha ka mbrojtur kufirin pëllëmbë për pëllëmbë.

Ja postimi i plotë i Brahimajt:

Për ata që nuk janë në dijeni apo kanë harruar, Dauti, në furtunat më të mëdha ka mbrojtur kufirin pëllëmbë për pëllëmbë. Kurrizi i tij ka qenë arterie e furnizimit për liri. Ai dhe e gjithë familja kufijtë i kanë vendosur me gjak. Me këmbë kanë nëpërkëmbur kufijtë që na kanë ndarë.

Debati politik asnjëherë nuk duhet ti kalojë suazat e idealeve të përbashkëta. Ato janë frymëzim dhe frymim për lirinë. Vetëm duke u mbajtur në shpatullat e njëri tjetrit, liria mbetet sinonim i së ardhmes.. ashtu sikur dikur Luani u bë mburojë për shokët e për idealin!

Andaj, ai që njeh barrën e lirisë, din më së miri ta vlerësojë paqen!

Related posts