Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur për të dytën herë gaz lotsjellës në Kuvend. Por ajo që bie në sy, është se deputetët e partisë së Kurtit e gjuajtën gazin të ulëset kah gjenden deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mësohet se Salih Zyba është ai që e gjuajti gazin lotsjellës, por më herët u raportua se Fitore Pacolli, Xhelal Svecla dhe Sami Kurteshi.
Herën e parë, gjuajtja e gazit, ia rëndoi gjendjen shëndetësore deputetit të LDK’së, Ramiz Kelmendit.
Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit.
Megjithëkëtë, Kelmendi tha se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, shtoi ai.