970×90
970×90

Adelina Ismaili këndon në Prizren, Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën

Adelina Ismaili këndon në Prizren, Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën


Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili duket se do të performojë në fushatat elektorale të LDK-së.

Ajo është paraqitur sot në tubimin me qytetarë që kandidatja e kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmani e ka mbajtur në Prizren.

Dhe, kur Adelina Ismaili këndon në një tubim të LDK-së, nuk ka se si të mos e këndojë këngën e saj ikonike “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

Ajo, në fund të performancës, është parë shumë e emocionuar derisa ka përqafuar Vjosa Osmanin dhe Anton Qunin që është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.

Madje, ajo ka thënë edhe pak fjalë duke shprehur kështu publikisht përkrahjen e saj për LDK-në dhe kandidaten për kryeministre Vjosa Osmanin.

“Komandant, krenohem me ty sonte më shumë se kurrë. Vjosë, besoj në ty, sot dhe nesër – përgjithmonë. Urime fitorja, Prizren”, ka thënë ajo me plot emocione.

Related posts