970×90
970×90
970×90
970×90

Apostolova e tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend

Apostolova e tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar ashpër pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kur votimi për Demarkacionin ishte gati
“E tronditur nga gazi lotsjellës në Kuvend! E shokuar që deputetët e një parlamenti në Evropë po aplikojnë taktika të rrezikshme që po e çojnë prapa Kosovën”, ka shkruar Apostolova.

Gazi lotsjellës ka ndërprerë seancën e Demarkacionit, pikërisht kur ishin bërë votat për ta ratifikuar këtë Marrëveshje që e ka mbajtur vendin peng që gati tri vite.

Para seancës, Apostolova u takua me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për t’u siguruar që seanca do të shkojë si duhet dhe për t’u bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes.

Related posts