970×90
970×90
970×90
970×90

Limaj: Do të jemi befasia spektakolare e zgjedhjeve

Limaj: Do të jemi befasia spektakolare e zgjedhjeve


Koalicioni Nisma-AKR-PD në një tubim madhështor në kryeqytet, zyrtarisht hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion Fatmir Limaj, u shpreh i bindur në fitoren e Nisma-AKR-PD në këto zgjedhje.

“Dëshmia më e mirë jeni ju sonte këtu. Me qindra mijëra mbështetës tanë, që në mënyrë solemne po hapim fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, në të cilat ky koalicion do të jetë befasia spektakolare e këtyre zgjedhjeve”.

“Koalcioni Nisma-AKR-PD do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve”.

“Jemi bashkuar me këtë vizion me energji pozitive. Edhe sot jemi me energji pozitive për t’i shërbyer vendit tonë, për t’i dhënë një mundësi tjetër vendit tonë. Si asnjëherë më parë Kosova ka nevojë për bashkimin e energjisë pozitive. Ka nevojë për njerëz kompetent, me përvojë dhe të sprovuar”.

Limaj pati edhe disa fjalë për kundërkandidatët e tij.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për një garë se kush e do më shumë Kosovën. Na kanë dalë do pishpirika e po na tregojnë sa e duan Kosovën.  Ata edhe kur t’i shihni janë ngrohtë, mirë, pa asnjë telashe, rehat por edhe hiq nuk i kursejnë fjalët më të mëdha se kush e do më shumë vendin”.

“Dallimi ynë me ta – nuk ka asnjë gjë më të shenjtë se familja dhe e kur e ka kërkuar Kosova ne e kemi sakrifikuar familjen për t’i shërbyer Kosovës. Kur ka ardhur zgjedhja tek familja apo atdheu, ne kemi zgjedh atdheun dhe kemi sakrifikuar veten”.

Në hapjen e fushatës ndër premtimet që dha Fatmir Limaj ishin ligji për lehonat, shtesat për fëmijët, sigurimet sociale dhe reformat pensionale.

Edhe sekretari i Nismës Bilall Sherifi u shpreh optimist se koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë fitues në këto zgjedhje.

“Vendi ynë gjendet para një udhëkryqi për të cilin nevojiten njerëz të guximshëm, të vendosur dhe kanë ditur të gjejnë rrugën e duhur, të marrin vendime të duhura që Kosova të vijë ku është sot”.

“Ne jemi bashkuar rreth kandidatit tonë për kryeministër Fatmir Limaj”.

“Tani të gjithë do të përballen me uraganin e quajtur Nisma-AKR-PD”.

Kreu i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, tha se me koalicionin Nisma-AKR-PD nis ndryshimi historik i realitetit të Kosovës.

“Koalicioni ynë është zgjedhja më e sigurt”.

“Vetëm njerëzit e drejtë, të besueshëm, patriotë e profesionistë të dëshmuar do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat modeste të qytetareve të Kosovës”.

Ndërsa kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili në hapjen zyrtare të fushatës nuk gjendej në Kosovës, u paraqit përmes një videolidhjeje direket nga SHBA-të.

Ai tha se koalicioni Nisma-AKR-PD do të ketë rolin vendimtar në qeverinë e ardhshme.

“Me koalicionin Nisma-AKR-PD do te vijnë ndryshme që ruajnë partneritetin me perëndimin dhe e bëjnë vendin tonë një shtëpi të këndshme dhe begatshme për të gjithë”.

“Në qeverisjen tonë do të jemi të përgjegjshëm do të ketë qeverisje efikase, transparente dhe në interes të zhvillimit të vendit”.

Ai gjithashtu tha se në mandatin e ri qeverisës, në rast fitoreje, do të fokusohen në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike mbi 8 për qind.

Bashkëthemeluesi i Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, tha se ky koalicion ofron kandidatë e njerëz të dëshmuar që dinë të mbrojnë interesat e kombit në çdo kohë.

“Më 6 tetor keni mundësi të bëni ndryshimin e qeverisjes së deritashme. Ju garantoj se Fatmir Limaj, me të cilin kam bashkëpunuar një çerek shekulli, është kandidati gjithanshmërisht më i mirë për sfidat më të cilat do të ballafaqohet Kosova”.

“6 tetori është dita kur sovrani duhet ta mbështes Fatmir Limajn. Ju garantoj që sa më e madhe të jetë përkrahja, aq më e fuqishme do të jetë Kosova përballë sfidave që e presin”.

Related posts