Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
“Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Maurer u shpreh se Zvicra vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Komuniteti kosovaro-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.