
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi një javë më parë i dhanë fund beqarisë, duke u martuar në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Çifti organizuan dasmë me të ftuar miq, kolegë e familjarë të tyre, ndërsa kurorëzimin e tyre e bëri Elvana Gjata.
Pas dasmës,dyshja kanë nisur muajin e mjaltit, nga ku nuk i kursejnë imazhet për ndjekësit.
Besniku ka postuar së fundi një fotografi, në të cilën shfaqi Jonidën duke notuar në pishinë, kurse shkruan me shaka “as ne pushim s’mu nda puna”.
