Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë
Në njoftimin e dërguar tregohet se Veseli takon diplomatët në orën 09:00.
Mbrëmë ka përfunduar seanca maratonike e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi, kurse votimi për këtë dokument do të bëhet sot në orën 11:00.
Pas mbylljes së debatit parlamentar lidhur me këtë marrëveshje kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur seancën duke caktuar vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 11:00, ku do të votohet për këtë Projektligj, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 69 deputetë, kurse për votimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave të 120 deputetëve të Kuvendit.
Seanca, e cila nisi të martën në orën 16:00, ka përfunduar pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehën mendimet e tyre rreth kësaj teme.p