Reperi i njohur shqiptar, që prej vitesh jeton në ShBA, Unikkatili, është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në të gjitha trevat shqiptare.
Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak aktiv në muzikë, ai ka treguar se nuk do të jetë e njëjta gjë edhe këtë vit. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Unikkatili ka paralajmëruar se kënga e tij e re do të vijë më 22 mars.
“Ni send t’rí po e çes me 22 Mars!! Veç fillimi ky”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.