Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot nuk do të lëshohet salla pa u ratifikuar Demarkacioni me Malin e Zi
Në fjalimin e tij, ai tha se po e ndan një shqetësim që e ka këto vitet e fundit.
“Vota që jepet sot pro ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje nuk i jep fund vetëm izolimit, nuk e hap vetëm perspektivën ndaj liberalizimit por është vota më e rëndësishme që Kosova do ta jep në këto dhjetë vitet e ardhshme, nuk do të ketë ngjarje më të rëndësishme në raport Kosovë – BE”, ka shtuar ai. /Express
t