970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli në përurimin e Fabrikës së Stiroporit: Hapja e kësaj fabrike lajm i mirë për gjithë Kosovën

Veseli në përurimin e Fabrikës së Stiroporit: Hapja e kësaj fabrike lajm i mirë për gjithë Kosovën

Kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Kadri Veseli në përurimin e fabrikës së stiroporit në Suharekë “Iso Term”, ka thënë se hapja e kësaj fabrike është një lajm i mirë për gjithë Kosovën, pasi investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme  të ekonomisë. Sipas tij kjo fabrikë do të ndikojë ne rritjen e cilësisë së banesave për qytetarët e Kosovës.

Ndër të tjera ai ka shtuar, se beson që “Plani Kundër Korrupsionit”, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik dhe miëqenien e qytetarëve pasi sipas tij në kuadër të këtij plani do të përshpejtohet procesi i legalizimit të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, të cilat nuk do të prekin pronat apo interesin publik.

Megjithat ky nuk është i vetmi lajm i mirë për Kosovën , përmes postimit të tij në Facebook, Veseli ka shtuar nisma për planin kundër korrupsionit do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullimin e ekonmisë dhe do t’i japë informalitetit patundshmëri.

Postimi i plotë:

Dje e përuruam fabrikën e re moderne të stiroporit “Iso Term” në Suharekë, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së banesave për qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikave të reja si kjo është lajm shumë i mirë për gjithë Kosovën, sepse investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Unë besoj se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqënien e qytetarëve. Në kuadër të këtij plani, kam parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik. Për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtoj një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda 2 vjetësh, me vetëm 1 euro për metër katror.

Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15% të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20% të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë “Iso Term”, e cila dje nisi një sukses të ri.

Shpërndajeni nëse dëshironi që të eliminohet informaliteti me patundshmëri!

Related posts