970×90
970×90
970×90
970×90

Sa do të zgjasë seanca e sotme për demarkacionin

Sa do të zgjasë seanca e sotme për demarkacionin

Seanca e Kuvendit të Kosovës që filloi sot rreth orës 16:30 për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi pritet të zgjasë disa orë, shkruan Gazeta Metro.
Pas hapjes së seancës nga paraqitja në Kuvend e projektligjit nga Kryeministri Haradinaj, në seancë u prononcuan shefat e grupeve parlamentare në Kuvend, përveç atyre të Listës Serbe, të cilët nuk kanë ardhur as në seancën e sotme.

Mirëpo, duket se seancën do ta zgjasin shumë fjalimet e deputetëve, të cilët kanë kërkuar fjalën para hedhjes në votim të marrëveshjes.

Nga deputetët që janë në listë për të folur në seancë janë të gjithë deputetët e Vetëvendosjes – 19 sosh – si dhe shumë deputetë të tjerë të partive tjera, duke përfshirë edhe atyre që janë në pushtet.

Kjo do të thotë që seanca mund të zgjasë së paku edhe katër deri në pesë orë, para votimit të shumëpritur të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Kjo është seanca e katërt e thirrur për të tentuar ratifikimin e demarkacionit, pas tri të tjerave këtë vit që dështuan për arsye të ndryshme, e ku kryesorja ishte mungesa e votave nga ana e partive në pushtet.

Për miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare – siç është kjo e kufirit – kërkohen 80 vota pro në Kuvend. Ratifikimin afër e ka sjellë kalimi i Donika Kadaj-Bujupit në AAK e cila do të votojë pro, ndërsa kishte qenë kundër sa ishte në Vetëvendosje.

Related posts