Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet teksa luan me modelin e saj të flokëve, duke thënë përgjatë videos se nuk po i pëlqen.
“Një përditësim se si dita ime shumë e zënë po shkon sot. Kam veshur një bluzë të prerë dhe pantallona lëkure dhe i rregullova flokët e mia. E teprova me ondet, dukem sikur ‘katunare’, por nuk ka gjë”, ka thënë Anxhelina përgjatë videos.
Teksa flet anglisht gjatë gjithë videos, fjala “katundare” është e vetmja që ajo thotë.
Me këtë, Hadërgjonaj ka treguar se nuk kursehet në kritikat ndaj vetvetes dhe nuk e ka aspak problem t’i japë vetes epitete të tilla.
Ka kohë që Anxhelina nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa ende nuk ka bërë të ditur nëse planifikon rikthimin në skenë.